Të fundit

​Putin pretendon se Perëndimi donte që rusët ‘të vrisnin njëri-tjetrin’

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin tha të hënën se Perëndimi dhe Ukraina donin që rusët “të vrisnin njëri-tjetrin” dhe paralajmëroi se çdo përpjekje për shantazh ose trazira në Rusi ishte “e dënuar të dështonte”.

Në një fjalim pesë minutësh, Putin paralajmëroi se të gjitha “trazirat” në Rusi janë të destinuara për të dështuar, shkruan BBC.

“Ky solidaritet qytetar ka treguar se çdo shantazh dhe përpjekje për të organizuar trazira të brendshme janë të dënuara me dështim. E përsëris – konsolidimi më i lartë i shoqërisë, pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ u tregua në të gjitha nivelet,” u tha ai rusëve.

Putin shtoi se “një pozicion i fortë dhe i qartë i mbështetjes për rendin kushtetues u mbajt nga organizatat publike, besimet fetare, partitë kryesore politike – në fakt, nga e gjithë shoqëria ruse”.

Kujtojmë se grupi mercenar rus Wagner kishte tentuar të bëjë grushtshtet në Rusi, porse me ndërmjetësimin e Bjellorusisë është tërhequr.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci