Protesta e serbëve nga veriu është në zhvillim e sipër i cili po mbahet në sheshin Vëllezërit Milliq, jo shumë larg urës mbi Ibër në Mitrovicën e Veriut, ku siç pritet, do të shpallet “Deklarata e Vidovdanit”.
Afër një mijë njerëz janë të pranishëm dhe qytetarët po vijnë gjatë gjithë kohës.
Në këtë shesh u ngrit një skenë “e stolisur” me flamuj të Serbisë. Qytetarët mbajnë pankarta “Jo tërheqje, jo dorëzim”, “Serbia është nëna jonë, nuk do t’ju jep Kosovën”, “Lironi vëllezërit tanë të arrestuar”, “Jemi lodhur duke pritur, duam Asociacion”, transmeton Paparaci.
Aty janë edhe liderët e Listës Serbe – kryetari i partisë, Goran Rakiq, nënkryetar, Igor Simiq, ish-kryetar i komunës së Zveçanit, Dragisha Milloviq e të tjerë.
Jo shumë larg këtij lokacioni, gjegjësisht afër urës mbi Ibër, ndodhen dy patrulla të Policisë së Kosovës, të cilat prej javësh ndodhen në këtë lokacion, si dhe disa zyrtarë të Policisë së Kosovës.
Në këtë takim pritet që përfaqësuesit e Listës Serbe të lexojnë “Deklaratën e serbëve të Vidovdanit”.
Në të njëjtën kohë, sipas raportimeve të mediave, një protestë e serbëve po mbahet edhe në Graçanicë./Paparaci.com
