Të fundit

Sveçla publikon video të sulmeve në veri: Serbia po e rrit dozën e agresionit ndaj Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Kosova është subjekt i sulmeve të vazhdueshme e të njëpasnjëshme nga ana e Serbisë, e cila po e rrit dozën e agresionit ndaj shtetit tonë.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka treguar se me granata të prodhimit serb, kriminelët e Vuçiqit sulmuan institucionet shtetërore të Kosovës.

“Mbrëmjen e djeshme ndërtesa e Komunës së Mitrovicës së Veriut ishte shënjestër e një sulmi terrorist, nga i cili u dëmtuan dhe vetura zyrtare që gjendeshin pranë objektit. Tendenca e Serbisë për ngritje të gatishmërisë së saj për sjellje kriminale dhe terroriste ndaj Kosovës, është dëshmi e radhës e synimeve të saj destruktive”, ka thënë ministri Sveçla.

Ai ka kërkuar që Serbisë t’i shtohet presioni në mënyrë që ajo të mos jetë element destabilizues jo vetëm ndaj Kosovës, por edhe ndaj vendeve fqinje në rajon.

Sipas tij, këto sulme terroriste duhet të përballen me reagimin e ashpër të komunitetit ndërkombëtar.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci