Të fundit

Kosova ia heq vizat Singaporit

Qytetarëve të Singaporit u është dhënë drita jeshile për të vizituar Kosovën, pa pasur nevojë që të pajisen me vizë.

Të enjten, Qeveria e Kosovës ka miratuar heqjen e vizave për qytetarët e Singaporit, raporton Paparaci.

Vendimi erdhi pas kërkesës së ministres së Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz.

Ajo tregoi se Singapori nuk figuron në shtetet ndaj së cilës Kosova nuk aplikon regjim të vizave.

Prandaj, ajo u shpreh se që të eliminohen paqartësitë eventuale, tash e tutje, qytetarët e Singaporit lirohen nga pajisja me vizë për hyrje në Kosovë.

Udhëtarët do të mund të qëndrojnë deri 90 ditë në Kosovë, për një periudhë gjashtë-mujore.

“Përmes plotësim-ndryshimit, shtetasve të Singaporit iu mundësohet të lirohen nga pajisja me vizë për hyrje, transit dhe qëndrim në territorin e Kosovë, deri 90 ditë, për periudhë gjashtë muajsh”, u shpreh Gërvalla në mbledhjen e sotme të Qeverisë Kurti.

“Propozoj që të zbatohet i njëjti regjim i vizave dhe e njëjta procedurë për hyrje, kalim-transit dhe qëndrim në territorin e Kosovës nga shtetasit e Singaporit, ashtu siç është përcaktuar edhe për shtetasit e vendeve të tjera”, tha ajo./Paparaci.com 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci