Të fundit

Clinton tregon historinë me kamarierin nga Kosova: “Mu ul në gjunjë”

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton në fjalimin e tij para kryeministrisë, ndër të tjera ka treguar një ngjarje që i ka lënë shenjë dhe e ka emocionuar.

Clinton tha se taksa ndodhej në një restorant në SHBA së bashku me 12 persona të tjera, kamarieri që erdhi për të marrë porosinë, pasi pa kush ishte, uli tabakanë dhe iu ul në gjunë duke i thënë “falë teje familja ime është gjallë”.

Ai tha se menjëherë e kuptoi që ishte shqiptar i Kosovës, raporton abcnews.al, transmeton Paparaci.

“Pasi kam lënë Shtëpinë e Bardhë me kanë ndodhur dy gjëra. Isha në një restorant, kamarieri erdhi të merrte porosinë, pa kush ishte, hoqi tabakë dhe mu ul në gjunjë dhe më tha, “falë teje familja ime është gjallë”. Ata që ishin me mua nuk e kuptuan, unë i thash është shqiptar nga Kosova” tha Clinton.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci