Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka takuar kryeministren serbe, Ana Brnabiq.
Michel tregoi se gjatë takimit ka dhënë mesazhin e qartë të KE-së për nevojën për de-përshkallëzim të menjëhershëm të situatës në veri të Kosovës.
Ai po ashtu bëri thirrje për vazhdimin e dialogut të lehtësuar dhe ndërmjetësuar nga BE-ja, transmeton Paparaci.
“Me kryeministren serbe, Ana Brnabiq: mesazh i qartë i Këshillit Evropian për nevojën për deeskalim të menjëhershëm të situatës në veri dhe vazhdim të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja. Vendimtare që Serbia t’i vazhdojë reformat për të avancuar në rrugën drejt BE-së”, ka shkruar ai.
Sipas tij, e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian.
With @SerbianPM Ana Brnabić: clear #EUCO message on the need for immediate de-escalation of the situation in north of Kosovo & continuation of EU-facilitated dialogue.
Crucial for Serbia to continue reforms to advance on the EU path.
The future of #WesternBalkans is in the 🇪🇺. pic.twitter.com/VMEOC5h5YB
— Charles Michel (@CharlesMichel) July 4, 2023
