Të fundit

Rama: Ballkanin e Hapur një mijë herë ta kthehesha mbrapa, një mijë herë do ta bëja

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përgjatë një konference për media së bashku me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Dimitar Kovaçevski, u shpreh se turi i tij ballkanik dhe vizita në Shkup, ndërlidhet me diskutimet që duhet të bëhen në kuadër të mbajtjes të Samitit të Procesit të Berlinit në Shqipëri, gjatë muajit tetor.

Po ashtu, ai u ndal pak edhe te përfundimi i nismës “Open Ballkan”, për të cilën theksoi se rajonit nuk i erdhi asnjë e keqe nga kjo iniciativë.

Ai shtoi se Ballkani i Hapur i dha një shtytje Procesit të Berlinit dhe rriti tregtinë mes vendeve që ishin pjesëmarrëse, transmeton Paparaci.

“Ballkanin e Hapur 1 mijë herë të kthehesha mbrapa, një mijë herë do ta bëja. Ballkani i Hapur nuk është një nismë përjashtuese është një nga 72 iniciativat që ka në këtë rajon. Çfarë e keqe ka ardhur nga Ballkani i Hapur rajonit përveç të mirave?! Merrrni shikoni shifrat e tregtisë mes vendeve. Ballkani i Hapur ka bërë që Procesi i Berlinit ka përfituar nga Ballkani i Hapur shtysën. Nuk e kuptoj si ka akoma dyshime kur faktet flasin qartë”, u shpreh ai.

“Sot është e qartë që BE ka nevojë për ne, sa kemi ne nevojë për BE-në. Tema tjetër është ajo e Samitit të NATO-s, nuk ka dyshime që ne jemi të vijëzuar me lidershipin e NATO-s, por Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia janë tre vende të NATO-s në një rajon jo të qetë dhe duhet të dakordohen që të paraqesim aty zërin e një rajoni”.

“Qëllimi im është që ky samit të shënojë disa përparime të prekshme që po punojmë me Kancelarinë në Berlin dhe po diskutojmë me Komisionin Evropian në Bruksel. Është një kohë që është bërë shumë e qartë dhe të gjithë kemi dakordësi të plotë se hendeku midis vëndeve anëtare dhe vendeve tona në aspektin e mbështetjes financiare është i pa krahasueshëm me nevojën tonë dhe me domosdoshmërinë që Evropa të jetë më kompakte. Kjo është arsyeja që ne filluam të shtyjmë në këtë drejtim duke bashkëpunuar në mënyrë proaktive me njëri tjetrin si vende dhe në veçanti me Maqedoninë e Veriut, në mënyrë që të çojmë këtë qëllim të përbashkët”, shtoi ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci