Të fundit

Prishtinë: Sportelet e gjendjes civile do të punojnë me orar të zgjatur

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se sportelet e gjendjes civile do të punojnë me orar të zgjatur, transmeton Paparaci.

Sipas njoftimit, ky do të jetë orari i tyre deri më 1 shtator: e hënë – e premte: 08:00 – 17:00, e shtunë: 09:00 – 12:00.

“Qytetarët që kanë nevojë të pajisen me dokumente personale si Certifikatë të lindjes, Ekstrakt të lindjes, Certifikatë shtetësie, Certifikatë martese, Certifikatën e bashkësisë familjare kanë mundësi ti marrin ato gjatë këtyre orareve”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

“Gjithashtu, për mërgimtarët, ne po mundohemi të ofrojmë shërbim sa më të shpejtë dhe efikas”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci