Këshilli Drejtues i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, të enjten ka zgjedhur Artan Dërmakun rektor të universitetit, për mandatin katërvjeçar.
E në lidhje me këtë ka reaguar Jehona Lushaku-Sadriu nga LDK, e cila ka thënë se rektori i sapozgjedhur në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, është partiak, pasi që është anëtar i Vetëvendosjes.
“Thonin që do t‘a bëjnë ‘çkapjen’… ‘Çkapje’ duke zgjedhur anëtarin e VV-së rektor të Universitetit të Gjilanit?! Rektor partiak?!”, ka shkruar Lushaku Sadriu.
