Të fundit

Pësoi gjakderdhje në kry, legjenda e futbollit ende në kujdes intensiv

Gjiganti holandez, Ajax ka përditësuar për gjendjen shëndetësore të shefit ekzekutiv të klubit, dhe ish-portierit, Edwin van der Sar.

Dje u bë e ditur se Van der Sar ka pësuar një gjakderdhje në tru gjatë pushimeve me familjen e tij në Split të Kroacisë, raporton KosovaPress.

Ish-portieri i Manchester United u dërgua menjëherë me helikopter në spital për trajtim të mëtutjeshëm.

Tani, Ajaxi e ka bërë të ditur se Van der Sar do të mbetet në kujdes intensiv.

“Gjendja e tij është stabile por ende shqetësuese. Ajaxi e ndan këtë lajm përmes Annemarie van der Sar, gruas së Edwin. Familja Van der Sar, së bashku me Ajax, është mirënjohëse dhe tejet e prekur nga mesazhet e shumta dhe përkrahja e madhe”, shkruante në komunikatën e Ajaxit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci