Të fundit

Lajçak bisedon me Plenkoviqin për dialogun Kosovë-Serbi

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se ka takuar të shtunën presidentin e Kroacisë në Dubrovnik, Andrej Plenkoviq.

Ai tregoi se bashkë kanë diskutuar për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, transmeton Paparaci.

“Pata një takim të dobishëm dhe në kohë me presidentin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, sot në Dubrovnik. Ne folëm për gjendjen në Ballkanin Perëndimor dhe dialogun e lehtësuar nga BE”, shkroi diplomati sllovak në Twitter.

“Mirënjohës për mbështetjen e Kroacisë në përpjekjet tona për të gjetur një rrugë përpara dhe për t’u kthyer në zbatimin e Marrëveshjeve të Dialogut”, shtoi ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci