Të fundit

Von Cramon mirëpret zgjedhjen e Bordit të ri të RTK-së

Raportuesja për Kosovën në Komisionin Evropian, Viola Von Cramon, ka lavdëruar procesin e zgjedhjes së tetë anëtarëve të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës, shkruan Paparaci.

“Mediat e pavarura janë thelbësore për një shoqëri demokratike! E mirëpres zgjedhjen e Bordit të ri të #RTK-së që ka anëtarë kompetentë dhe të barabartë gjinor, ndërsa është zgjedhur me rolin konstruktiv të opozitës”, shkruan Cramon në Twitter.

“Ka shumë punë përpara për bordin e #RTK-së dhe shpresojmë të shohim rezultatet së shpejti”, u shpreh ajo.

Në seancën e djeshme, Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur anëtarët e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës, shkruan Paparaci.

Bordi i ri i Transmetuesi publik, përbëhet nga katër anëtarë të gjinisë femërore, katër të gjinisë mashkullore.

Këta janë anëtarët e bordit:

Fatime Lumi Qehaja, anëtare me mandat 3 vjeçar;

Arta Berisha, anëtare me mandat 2 vjeçar;

Albulena Mehmeti, anëtare me mandat 3 vjeçar;

Shukrije Rama, anëtare me mandat 2 vjeçar;

Driton Hetemi, anëtar me mandat 4 vjeçar;

Besnik Boletini, anëtar me mandat 2 vjeçar;

Safet Kabashaj, anëtar me mandat 4 vjeçar;

Bekim Selo, anëtar me mandat 4 vjeçar.

Nga radhët e komunitetit serb nuk ka pasur asnjë të zgjedhur siç e kërkon procedura. Për këtë pozitë kërkohet rishpallja e konkursit.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci