Të fundit

Mblidhen tri komisione parlamentare, këto janë agjendat

Gjatë ditës së sotme do të mblidhen tri komisione parlamentare, në orare të ndryshme.

Së pari, do të mblidhet Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë duke filluar nga ora 10:00.

Në këtë Komision do të raportojë inspektori i përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Kujtim Shala.

Raportimi i tij ka të bëjë me Platformën Vjetore të Politikës së Inteligjencës dhe Sigurisë.

Në të njëjtin orar do të mblidhet edhe Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione.

Ky Komision takohet me kryetarin dhe anëtarët e Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë Luftës.

Temë diskutimi janë çështjet qё lidhen me vlerёsimin e rasteve tё kategorisё sё viktimave tё dhunёs seksuale tё luftёs.

Ndërkaq, në ora 12:00 mblidhet Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, i cili do të shqyrtojë në parim Projektligjin për Artin dhe Kulturën si dhe Projektligjin pёr të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci