Të fundit

Zayn Malik rrëfen për herë të parë arsyen e largimit nga grupi “One Direction”

Këngëtari i njohur, Zayn Malik së fundmi ka qenë i ftuar në podcastin “Call Her Daddy” vendosi që të rrëfehej për shumë të pathëna nga jetën e tij personale dhe profesionale.

Artisti ishte një ndër pjestarët e grupi muzikor “One Direction” që ‘korri’ suksese të një pas njëshme, i cili disa vite më parë vendosi që të largohej nga grupi.

Mirëpo gjatë intervistës Zayn ka treguar se është larguar nga grupi pasi kishte dëshirë që të ishte anëtari i parë që bënte një hit muzikor i vetëm.

“Zgjodha të ikja sepse doja të isha personi i parë që do të krijonte një këngë i vetëm.”- tha Zayn.

Ai gjithashtu tha që një ndër arsyet se pse u largua nga “One Direction” ishte frika nga pjestarët e tjerë të grupit pasi sipas tij ata nuk po binin dakord  për projektet muzikore.

“Ndihesha sikur për herë të parë do të bëj karrierë. Unë jam pasiv, por kur bëhet fjalë për muzikën dhe biznesin tim unë jam serioz dhe konkurrues. Doja të isha i pari. Kishte probleme edhe brenda miqës sonë dhe shpesh herë nuk kuptoheshim. Ne kemi qenë bashkë çdo ditë për pesë vjet dhe jemi sëmurë nga njëri-tjetri”, u shpreh këngëtari.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci