Të fundit

”Ja çfarë do të ndodhë me Ramën nëse nuk bën koalicion në Prishtinë”

Ish-kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Gëzim Mehmeti ka paralajmëruar Përparim Ramën për pasojat nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje koalicioni për Asamblenë e Prishtinës.

Mehmeti në “Debat Plus” thotë se qeverisja në Prishtinë do të jetë shumë e vështirë nëse LDK nuk bënë ndonjë koalicion.

“Deri tani AKR nuk ka marrëveshje me LDK-së e asnjë parti politike për asamble. Kryetarit të ri i dëshiroj suksese, por është shumë e vështirë të kesh sukses nëse nuk e ke shumicën në legjislativ”, tha ai, përcjell Paparaci.

Ai thotë se legjislativi ka rëndësi shumë të madhe.

“Nëse nuk ka një koalicion, LDK dhe Përparim Rama humbin kryetarin. Pra partitë që janë shumicë do ta marrin kryetarin e Kuvendit Komunal dhe rreth 11 ndërmarrje publike do të jenë të opozitës në Prishtinë. Dihet që aksionarët e ndërmarrjeve publike në Prishtinë zgjidhen nga Kuvendi Komunal”, tha ndër të tjera Mehmeti.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci