Sanksionet kundër Aleksandar Vullinit në të vërtetë nuk janë “ani çka”, thotë Srgjan Herzigonja nga Qendra e Beogradit për Politikat e Sigurisë. Ish-shefi i misionit të RFJ-së në Uashington, Nebojsha Vujoviq, thekson se sanksionet e SHBA janë një veprim i planifikuar dhe “një shuplakë e dyfishtë e rëndë për Vuçiqin”.
“Edhe ndaj meje ishin vendosur sanksionet në vitin 1999 dhe nuk e kisha gajlen, të them të drejtën” – kështu reagon presidenti i Serbisë ndaj sanksioneve amerikane të vendosura ndaj drejtorit të BIA-s, Aleksandar Vullin. Vuçiq është i mendimit se sanksionet nuk janë vendosur për shkak të krimit, por për shkak të qëndrimit të Vullinit ndaj Federatës Ruse. Kryetari i Republikës Serbe Millorad Dodik i uroi mirëseardhje në klub. A është kjo një përpjekje për të zbutur situatën reale? A do të jenë këto gjetje amerikane objekt i një hetimi në Serbi? Çka më pas në marrëdhëniet mes Serbisë dhe SHBA?
“Nuk është në të vërtetë “ani çka”, supozoj se është një aludim për reagimin e djeshëm të Vuçiqit për futjen në listën e zezë të Vullinit. Nuk është “ani çka” për dy arsye – së pari, Vullini nuk është çfarëdo personi, ne kemi pasur rastin të shohim se SHBA kanë futur në listën e zezë disa njerëz nga Serbia, si Janko Vesellinoviq, Millan Radoiçiq, Sllobodan Teshiq… Mirëpo, këtu bëhet fjalë për një njeri që zë një post të rëndësishëm publik dhe në një farë mënyre duke e inkriminuar atë, me mbetjen e tij në këtë post dhe me kryerjen funksionin e drejtorit të BIA-s, inkriminohet edhe institucioni”, ka thënë Hercigonja.
Edhe pse Vullini u sanksionua si individ, kjo do të ketë pasoja edhe për institucionet, ka pretenduar ai për N1.
“Arsyeja e dytë është se është e rëndësishme t’i kthehemi reagimit të djeshëm Vuçiqit, kur ai deklaroi se edhe ndaj tij janë vendosur sanksione, por kjo ka ndodhur në vitin 1999 në një kohë kur Serbia ishte plotësisht e izoluar dhe nën sanksionet e OKB-së. Ato krahasime nuk janë me vend dhe mendoj se me këtë reagim të parë Vuçiq nuk e kuptoi seriozitetin e mesazhit që SHBA dërguan me këtë veprim”, ka shtuar Hercigonja, transmeton Paparaci.
Sipas Nebojsha Vujoviqit, nuk bëhet fjalë për ndonjë mesazh që SHBA dëshiron t’i dërgojë Serbisë, por për një veprim të menduar mirë dhe të fortë.
“E cila synon jo vetëm ta përmbysë Vullinin si një njeri pro-rus, me të gjitha akuzat se ai është thellësisht i përfshirë në tregtinë e armëve dhe narkotikëve dhe krimin e organizuar, por kjo është një shuplakë e dyfishtë e rëndë për Vuçiqin”, pretendon Vujoviqi.
Ai thotë se sanksionet mund të kishin ndodhur edhe më herët.
“Por, deri më tani ka pasur sinjale dhe mesazhe që Serbia këtë duhet të ndërpresë. Ambasadori Hill personalisht ka kërkuar që Vullin të largohet nga ky funksion. Edhe këto mesazhe të mëparshme nuk kanë kaluar dhe duke qenë se nën urë kishte kaluar shumë ujë, SHBA vendosën të ndërmarrin një veprim të vendosur. Me këtë Vuçiqi është i ekspozuar ndaj një goditjeje të re, njerëzit rreth tij po mendojnë se kush është i radhës”, ka thënë Vujoviqi.
Ai pretendon se vendimi i SHBA ishte i vendosur dhe i planifikuar.
“Dhe duke qenë se kanë munguar reagimet e kërkuara më parë, ka ndodhur një përshkallëzim i tillë. Kjo goditje ndaj Vullinit është mbajtja e Vuçiqit në dizgjinë. Përveç protestave, një sërë ngjarjesh tregojnë se Vuçiq është si një boksier i tronditur që duke u mbajtur në litarët e ringut përpiqet të qëndrojë në këmbë. Ndërsa reagimi i Vuçiqit për faktin se edhe ndaj tij janë vendosur sanksione është i papjekur, irracional dhe jo diplomatik”, thekson Vujoviq, përcjell Paparaci.
Vujoviq thotë se Vuçiq nuk e kupton gjeopolitikën.
“Nga të gjitha dënimet, më e keqja është kur je nën sundimin e dikujt më të keq se ti. Vuçiq nuk e kupton gjeopolitikën, kjo është për të si një detyrë e vështirë në gjeometrinë deskriptive, ai mund të ulet dhe të mendojë tërë natën, por aty nuk ka ndonjë “eurekë”. Gabimet që i ka bërë deri më tani, edhe nëse zëvendësohet Vullini, është tepër vonë”, ka theksuar Vujoviq.
Do të ketë pasoja…
“Sepse Vuçiq kaloi mbi gjithçka, mbi të gjitha paralajmërimet, dhe pas asaj që Vullini u bëri opozitarëve rusë në Beograd dhe përkundër ndikimit malinj që ka, ai thotë se këtu më nuk ka shaka, se Serbia ka hyrë në një kapitull të ri. Së dyti, nuk pajtohem që tani më ka blerje të re të kohës, nuk ka më blerje, tani gjërat po vijnë në tryezë, dhe kjo është në radhë të parë Kosova”, ka shtuar Vujoviq./Paparaci.com
