Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka pretenduar se “përleshja që ndodhi në Kuvendin e Kosovës ishte një ngjarje katastrofike”, duke “harruar” se këto ngjarje janë gati të përditshme në parlamentin serb, dhe ka shtuar se “ka frikë se incidenti mund të rezultojë në një politikë edhe më radikale të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti ndaj serbëve të Kosovës”.
Bërnabiq ka thënë për televizionin në shërbim të regjimit serb “TV Pink” se “kjo ngjarje do të shkaktojë destabilitet shtesë”, transmeton Paparaci.
“Kurti nuk është i interesuar të bëjë diçka konkrete, kjo është ideologji, mbledhja e pikëve politike me retorikën e luftës, kam frikë se kjo që po ndodh, sado që dikujt këtu i pëlqen t’i shohë këto skena, do të rezultojë në politikë edhe më radikale. Pyetja është a dëshiron Perëndimi të tolerojë këtë”, ka thënë Bërnabiq.
“Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, këtë javë do të shkojë në Bruksel dhe “do të vazhdojë luftën për ruajtjen e paqes”, pretendon Bërnabiq, duke mos harruar obligimin ta lavdërojë shefin e saj.
“Presidenti po bën çmos për të ruajtur, nuk mund të them stabilitetin sepse më nuk ka stabilitet, por për të ruajtur paqen, dhe ai vazhdon të përpiqet t’u “shpjegojë” atyre në Perëndim se “çfarë po ndodh dhe çfarë lloj presioni ka ndaj serbëve të Kosovës”, pretendon Bërnabiq.
“Vuçiq po arrin ta zbusë situatën, më parë ishte e paimagjinueshme që Kosova të ketë sanksione nga SHBA apo BE, por ja tani ka ndodhur. Ishte një situatë e paimagjinueshme, por “politika e mençur dhe durimi i pakufi” i serbëve nga Kosova çoi në këtë. Nga ana tjetër, duhet të jemi gati në çdo moment për t’i mbrojmë fizikisht serbët në Kosovë. Një “Stuhi” e re nuk ka të ndodhur”, i kopjon Bërnabiq, kërcënimet boshe të shefit të saj. /Paparaci.com
