Të fundit

IKD: Kompetencat e Institutit nuk mund të sjellin drejtësi për viktimat e luftës

Trajtimi i rasteve nga Instituti për hetimin e krimeve të luftës nuk mund të sjellë drejtësi për viktimat e luftës. Për ndjekjen penale dhe gjykimin e rasteve të krimeve të luftës, Instituti i Kosovës për Drejtësi si adresë kryesore e konsideron Prokurorinë Speciale të Kosovës. Krahas periudhës së luftës, Instituti ka kompetenca që t’i dokumentojë krimet e kryera edhe gjatë vitit 2000.

Projektligji i miratuar dhjetë ditë më parë në Kuvend për Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë mund të ndihmojë në dokumentimin e krimeve, por jo edhe të sjellë drejtësi për viktimat e luftës, thonë ekspertët e çështjeve juridike.

Gzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se me rithemelimin e Institutit për krime lufte nuk mund të bëhet ndjekja penale dhe gjykimi i rasteve të krimeve të luftës.

Sipas tij, adresa kryesore për trajtimin e krimeve të luftës është Prokuroria Speciale.

“Nëse flasim në përgjithësi për nevojën që ka Kosova për trajtimin e rasteve të krimeve të luftës, adresa kryesore është Prokuroria Speciale e Kosovës dhe në secilin rast nëse duam të kemi ndjekje dhe gjykim efektiv të këtyre rasteve, definitivisht adresa është Prokuroria Speciale e cila duhet të fuqizohet në këtë drejtim”, ka thënë Shala.

E Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare thotë se krahas periudhës së luftës, Instituti ka kompetenca që t’i dokumentojë krimet e luftës deri në fund të vitit 2000.

Ai thotë se pas dokumentimit të viktimave shtetet nuk do të mund t’i mohojnë krimet, pasi, sipas tij, çdo viktimë është me emër dhe mbiemër.

“Fondi për të Drejtat Humanitare në Kosovë dhe në Serbi, që nga përfundimi i luftës janë duke punuar në dokumentimin e viktimave të luftës dhe përmes projektit libër “Kujtimi i Kosovës” kanë arritur t’i dokumentojnë të gjitha viktimat të cilët e kanë humbur jetën gjatë kohës së luftës, por jo vetëm gjatë luftës po prej janarit 98’ deri në dhjetor të vitit 2000 dhe përmes këtij dokumentimit të gjithë viktimave që kanë humbur jetën në Kosovë”, ka deklaruar Alija.

E juristi Gëzim Shala tha se Instituti nuk ka mandat të ndjekjes apo gjykimit të rasteve.

“Përkundër aspekteve pozitive ndoshta që mund të bëjë Instituti, kompetencat e këtij Instituti nuk janë të asaj natyre që mund të sjellin drejtësi për viktimat e krimeve të luftës, për shkak se nuk kanë mandat në kuptim të ndjekjes apo gjykimit të rasteve të krimeve të luftës”, ka shtuar Shala.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pati thënë se brenda gjashtë muajve do të procedohen aktet nënligjore për themelimin e Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, nëse nuk dërgohet nga PDK-ja në Gjykatën Kushtetuese.

Partia Demokratike e Kosovës po konsideron se është në dëm të interesit shtetëror të Kosovës periudha kohore me të cilën do të merret Instituti.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci