Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja është ndarë i kënaqur me lojën e skuadrës së tij në ndeshjen e parë të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Ballkani shënoi fitore me rezultat 3:0 ndaj Larnes, duke afruar kështu mundësitë për kalimin në fazën e radhës.
Ndonëse kanë pasur pak ditë për ta përgatitur ndeshjen, trajneri Daja është shprehur i kënaqur me skuadrën e tij.
“Kemi poseduar mirë topin dhe kishim një ritëm të mirë deri në minutat e 80-të. Kemi pas vetëm katër ditë kohë për ta përgatitur ndeshjen. Kemi luftuar të gjithë si grup dhe kemi bërë një hap të mirë në ndeshjen e parë, por futbolli në sisitemet e eliminimit është 180 minuta e jo 90”, ka thënë Daja.
Ndeshja e radhës mes Larnes e Ballkanit do të zhvillohet javën e ardhshme në Belfast.
