Të fundit

Musah e dëshiron me çdo kusht transferimin te Milani

Mesfushori defansiv i Valencias, Yunus Musah ka shprehur interesimin për t’iu bashkuar skuadrës së Milanit.

Sipas raportimit nga “Calciomervato”, Musah është i interesuar vetëm për transferimin te skuadra e Milanit edhe pse për të janë interesuar edhe skuadra tjera.

Milani është në negociata të vazhdueshme me Valencian për nënshkrimin e mesfushorit, por spanjollët po kërkojnë më shumë nga se kanë ofruar “Rossonerët”.

Valencia po kërkon 25 milionë euro për 20-vjeçarin, por thuhet se marrëveshja mund të arrihet për 20 milionë euro duke pasur parasysh presionin e futbollistit.

Musah ka kontratë deri në vitin 2026 me ekipin spanjoll, ndërsa thuhet se me Milanin tashmë ka firmosur parakontratë.

Ai ka debutuar në vitin 2020 me ekipin e parë të Valencias, ku edicionin e shkuar regjistroi 37 paraqitje në të gjitha garat. Musah ka edhe 24 ndeshje të luajtura për SHBA-në.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci