Është arrestuar një burrë në Ferizaj, pasi që ka ofenduar dhe ka penguar në kryerje të detyrës zyrtarët komunalë, derisa ishin në një operacion inspektimi dhe largimi të disa lojërave të fëmijëve nga sheshi.
Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 14:00, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj.
Policia e ka iniciuar rastin si “pengim i personit zyrtar”, transmeton Paparaci.
“Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.
