Të fundit

250 euro në muaj: Ministria e Tregtisë shpall konkurs për praktikantë, zbardhen kriteret

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka njoftuar se ka shpallur konkurs për programin: “Internship Biznesi”.

MINT ka ftuar absolventët dhe të diplomuarit e nivelit bachelor dhe/apo master, por që janë të papunësuar, që të aplikojnë për praktikë në punë.

Për punën praktike, praktikantët do të marrin kompensim prej 250 Euro bruto për muaj nga Buxheti i Kosovës.

Në njoftimin e MINT-it u tha se afati i fundit për aplikim është deri më datë 18 gusht, 2023, transmeton Paparaci.

“Qëllimi kryesor i këtij projekti është ndërtimi i komunikimit dhe bashkëpunimit ndërmjet bizneseve dhe absolventëve dhe/apo të diplomuarve të nivelit bachelor dhe master, si dhe krijimit të mundësive për praktikantë që gjatë kohës së studimeve, njohuritë e fituara të mund t’i transferojnë dhe zbatojnë në praktikë”, thuhet në njoftimin e MINT-it.

Sipas njoftimit nga MINT, puna praktike zgjat tre muaj për periudhën shtator-dhjetor, 2023.

“Puna praktike zgjatë tre muaj dhe planifikohet të realizohet brenda periudhës: shtator – dhjetor 2023 dhe kryhet në ndërmarrjet private të përcaktuara nga KIESA përmes shpalljes publike dhe shprehjes së interesit nga kompanitë dhe nevojat e tyre për të pranuar praktikantë të rinj për të cilët është edhe mundësi potenciale për t’u punësuar”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci