Gazetarët dhe pjesëtarë të shoqërisë civile përfunduan protestën në përkrahje të “Klan Kosovës”, kundër vendimit për pezullimin e licencës së këtij biznesi.
Pak para fundit, Erjon Beqiraj, një aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje dhe zëvendëskryesues i Këshillit Rinor të LVV-së tentoi ta pengonte protestën nëpërmjet një pankarte ku kundërshtoheshin termet “Djakovica, Srbija” e “Pec, Srbija.
Disa protestues ndërhynë dhe e larguan më pas.
Pas përfundimit të protestës, ai ka reaguar me një deklarim në Facebook.
“Në protestën e gazetarëve sot mora pjesë me parullën: GJAKOVË, KOSOVË PEJË, KOSOVË
(me një x të madh mbi): ĐJAKOVICA, SRBIJA PEČ, SRBIJA”, tha
“Si duket disave nuk iu pëlqeu fjala ime e lirë dhe një gazetare ma mori parullën nga dora dhe e shqyi atë”, deklaroi aktivisti i LVV-së.
