Të fundit

Bebe Rexha pritet me flamur kombëtar jashtë koncertit në Gjermani

Këngëtarja shqiptare, me famë botërore, Bebe Rexha, është duke mbajtur këto ditë turneun e saj “Best F*n Night Of My Life” në Evropë.

Pas Mbretërisë së Bashkuar, ajo këndoi në një koncert gjigant në Gjermani.

E teksa ka performuar para publikut gjerman, Rexha është pritur me entuziazëm të madh nga fansat në dalje të koncertit.

Ajo publikoi një video në InstaStory, ku mund të shihej se numër i madh fansash kanë pritur jashtë me dëshirën për ta takuar këngëtaren ose për të shkrepur ndonjë fotografi me të.

Madje një fans shqiptar mund të shihet me flamurin kombëtar në duar, teksa i thotë “Shqipe, të duam zemër”.

Dhe ndërkohë 33-vjeçarja gjithashtu përgjigjet në shqipe duke thënë “Të dua zemër”.

Kjo paraqitje e Bebe Rexhës vjen pas konfirmimit që ajo bëri për ndarjen nga i dashuri i saj pre jtri vitesh, drejtori i fotografisë, Keyan Safyari.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci