Gjykata Speciale e ka konfirmuar arrestimin e ish-oficerit të UÇK-së, Dritan Goxhaj, transmeton Paparaci.
Sipas njoftimit, Goxhaj u arrestua në Tiranë nga autoritetet e Shqipërisë, gjatë ditës së sotme.
Në njoftim thuhet se ai dyshohet për frikësim dhe pengim të personave zyrtarë, në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare.
Ndaj tij, sipas Speciales, kishte fletë-arrest të lëshuar nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara të Hagës.
“Më 31 korrik 2023, autoritetet e Shqipërisë arrestuan z. Dritan Goxhaj në Tiranë. DHSK-ja kërkoi bashkëpunimin dhe ndihmën e autoriteteve shqiptare për arrestimin e z. Goxhaj dhe dorëzimin e tij në DHSK, mbi bazën e fletarrestimit të lëshuar nga një gjykatës i DHSK-së në lidhje me vepra penale kundër administrimit të drejtësisë që përfshijnë frikësim dhe pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare”, tha Specialja.
Aktualisht, Goxhaj – cili i ishte bashkuar UÇK-së si oficer i Ushtrisë Shqiptare në shkollën e aviacionit dhe ka pasur autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm që të mbante kontakte me komandën e forcave amerikane në Shqipëri – ndodhet në paraburgim në Shqipëri dhe pritet transferimi i tij në Hagë.
“Z. Goxhaj do të mbahet i paraburgosur në Shqipëri në pritje të vendimit të autoriteteve shqiptare lidhur me transferimin e z. Goxhaj në objektin e paraburgimit të DHSK-së në Hagë”.
Euronews: Me urdhër të Gjykatës Speciale, arrestohet në Tiranë ish-oficeri i UÇK-së
