Sot për të parën herë do të zhvillohen ndeshjet e Superkupës Mbarëkombëtare në kuadër të Ligës Unike në konkurencën e meshkujve.
Ndeshje mjaft interesante pritet të ketë në të dyja takimet të cilat do të zhvillohen sot.
Teuta e Durrësit është nikoqire e skuadrës nga Theranda, Golden Eagle Ylli. Durrsakët njëherësh janë fitues të Kupës në Shqipërisë kurse Ylli vie si Kampion i Liges Unike dhe si Kampion i Kosovës.
Për Superkupën Mbarëkombëtare do të ndeshen edhe Vllaznia me Sigal Prishtinën, të dyja këto skuadra do të tentojnë të marrin titullin e parë në kuadër të Liges Unike.
Gjysëmfinalet e Superkupës Mbarëkombëtare do të zhvillohen sot në Durrës me fillim nga ora 17:00 dhe në Shkodër me fillim nga ora 20:30.
Kurse finalja e madhe do të fillojë neser nga ora 19:00. /Papraci.com