Të fundit

Këshilli shfuqizon vendimin e MPJD-së për shkarkimin e diplomatit Prenkaj

Drejtori i Departamentit për Amerikë në Ministrinë e Jashtme, Albert Prenkaj ishte larguar nga puna në mars të këtij viti nën arsyetimin se ka kryer shkelje të rënda të detyrave të punës. Por, pas ushtrimit të ankesës, për të njëjtin është vendosur që çështja të rikthehet në rishqyrtim dhe rivendosje te Komisioni Disiplinor i MPJD-së.

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës e ka aprovuar si pjesërisht të bazuar ankesën e Prenkajt dhe e ka kthyer çështjen në rishqyrtim.

Vendimi, i cili mban datën e 24 korrikut të këtij viti, ka obliguar Komisionin Disiplinor të MPJD-së që brenda 15 ditësh nga 24 korriku të bëjë rishqyrtimin e rastit.

Si u largua nga puna Albert Prenkaj?

Prenkaj ishte larguar nga puna dhe ishte përballur me procedurë disiplinore për shkak të pretendimeve për shkeljen e detyrave. Me anë të ushtrimit të ankesës, ai ka arritur ta bindë Kolegjin për Shqyrtimin dhe Vendosjen e Ankesave që rasti ndaj tij të rishqyrtohet.

Ky i fundit ka pretenduar në ankesën e tij se Zëvendësi i Sekretarit të Përgjithshëm të MPJD-së ka tejkaluar të gjitha afatet kohore të përcaktuara me ligj që i mundësojnë ushtrimin e kësaj detyre dhe nuk është Udhëheqësi i tij i Drejtpërdrejtë.

Gjithashtu, ai në ankesë i referohet një prononcimi të tij në emisionin “Info Magazinë” ku thotë se është deklaruar: “me autorizimin e Shoqatës Sindikale të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës lidhur me protestën që ka mbajtur e njëjta ngase ankuesi Albert Prenkaj është anëtarë i kësaj organizate”.

“Për sa i përket udhëzimeve për ambasadat e gjeografisë i njëjti pretendon se ka mbulueshmëri përmes komunikimeve elektronike drejtuar zyrtarëve kompetent e gjithashtu edhe mbikëqyrësit të drejtpërdrejt”, thuhet në arsyetimin e ankesës lidhur me provat që kishte ofruar Prenkaj.

Gjithashtu, lidhur me kontestimin e akteve nënligjore të lëshuara nga vendimet e MPB-së dhe MFPT-së, ankuesi ka pretenduar se: “është e drejtë Kushtetuese dhe ligjore që secili person që mendon se me një Vendim apo akt juridik i është cenuar ndonjë e drejtë si palë në procedurë mund të përdorë mjetet juridike në këtë rast mjetin e rregullt juridik ankesën nëse interesat e tij preken thelbësisht”.

Ankesa e Prenkajt është aprovuar pjesërisht nga Kolegji dhe çështja pritet të rishqyrtohet deri më datë 8 të këtij muaji sipas afatit 15 ditësh të vendimit të lartpërmendur. /Paparaci.com/ 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci