Të fundit

Prizren: Terapia tabletare, pacientët onkologjikë ankohen për orar

Pacientët onkologjikë nga rajoni i Prizrenit po ankohen për moscaktimin e një ditë të saktë sa i përket shpërndarjes së terapisë tabletare për kancer, shërbim ky i decentralizuar që ka nisur me 30 qershor në Spitalin e Prizrenit.

Në fakt Spitali i Prizrenit për këtë shërbim ka ndarë një dhomë spitalore për një onkolog dhe një infermier nga klinika onkologjisë të cilët një herë në muaj për dhënien e tabletave për të prekur me kancer.

Deri më tani këtu terapia është dhënë për 6 pacientë me 30 qershor, ditë e premte dhe të enjtën e 27 korrikut për 22 të tjerë.

Pikërisht nga mos saktësimi i një ditë të njëjtë në fundin e muajin, jo të gjithë pacientët kanë arritur që në fundin e korrikut të marrin terapinë. Kështu konfirmojnë edhe nga shoqata për të prekurit me kancer ” Renesansa”, ku kjo e fundit kërkon që dita dhe orari i punës të jetë i saktësuar.

Të tilla ankesa ka pranuar edhe menaxhmenti i spitalit të Prizrenit, të cilët thonë se organizimi varet nga Onkologjia në QKUK dhe jo nga ta. Megjithëkëtë këto po i adresojnë në QKUK për një koordinim sa më të mirë.

Pos ditës, pakënaqësi ka edhe për orarin e punës. Nga ” Renesansa” bëjnë me dije se disa paciente janë ankuar se stafin nga onkologjia e QKUK nuk i kanë gjetur pas orës 11:30 në ditën që e kanë për në Spitalin e Prizrenit.

Televizioni ka kontaktuar me drejtuesin e Onkologjisë, Ilir Kurtishin i cili tha se të enjten ose të premten e fundit të muajit do të vijë një ekip, por që do të mundohen për caktimin e ditës të kenë njoftim paraprak.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci