Të fundit

Protestë në Tiranë për lirimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj

Shoqata “Krahu i shqiponjës”, ka thirrur këtë të diel një protestë në mbështetje të luftëtarit të UÇK-së Dritan Goxhaj.

Protesta do të zhvillohet në orën 16.00 në Sheshin “Skënderbej” Tiranë.

“Togeri Dritan Goxhaj, pilot në Shkollën e Aviacionit Vlorë ju bashkua UÇK-së në Mars të vitit 1999. Ai është djali i ushtarakut Dilaver Goxhaj, i cili iu bashkua vullnetarisht UÇK-se dhe iu besua detyra e zv/Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Dritan Goxhaj, luftëtari i UÇK-së, ushtaraku shqiptar, intelektuali dhe gazetar i fjalës së lirë, më datë 31 Korrik u arrestua nga Policia e Shtetit shqiptar, referuar Letër-Porosisë së Gjykatës Speciale Kosove”.

“Ky është rasti i pare i arrestimit të një shtetasi shqiptar me urdher të Dhomave të Specializuara që veprojnë në Hagë me ligjet e Kosoves. Dritan Goxhaj, luftetari i UÇK akuzohet për: ” Frikësim gjatë procedures penale” dhe ” Pengimi i Personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, thuhet në thirrjen e shpërndarë për protestën, shkruan Euronews Albania, transmeton Paparaci.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci