Të fundit

Vdes 8-vjeçari në Suharekë, pas lëndimeve ta marra nga dera e oborrit

Një tetë vjeçar nga fshati Vraniq i Suharekës nuk ka arritur tu mbijetoj plagëve të marra, pasi atë dhe motrën e tij 6 vjeçare i kishte zënë dera e oborrit.

Sipas Policisë së Kosovës, të cilët kanë konfirmuar rastin, 8-vjeçari ka ndërruar jetë në emergjencën e Prizrenit kurse fëmija tjetër është në gjendje të rëndë dhe po trajtohet në QKUK.

“Sot me datë 07 08.2023 rreth orës 15:24 ne fshatin Vranic te Suharekës është raportuar për një incident. Konkretisht dy fëmijë kane marr lëndime te renda pasi qe dera e oborrit e metalit është shkëputur dhe i ka zënë fëmijët (vëlla e motër 8 dhe 6 vjeçar).Fëmijët janë dërguar në emergjencën e Prizrenit, ku njëri nga të lënduarit (D.L. 8 vjeç) ka ndërruar jetë si pasoj e lëndimeve, ndërsa fëmija tjetër në gjendje te rëndë është dërguar për në QKUK”, ka thënë Shaqir Bytyqi nga Policia rajonale e Prizrenit.

Ai ka bërë të ditur se trupi i pajetë i 8-vjeçarit i është liruar familjarëve.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci