Të fundit

Një grua gjendet e varur në oborrin e saj në Deçan

Një grua dyshohet se sot i ka dhënë fund jetës së saj në fshatin Isniq të Deçanit.

Sipas Sinjalit, bëhet fjalë për një 55-vjeçare, e cila është gjetur e varur në oborrin e shtëpisë së saj, transmeton Paparaci.

Sipas informacioneve të para, bëhet e ditur se e ndjera është dërguar pa shenja jete në QKMF ku edhe është konstatuar vdekja e saj.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Pas ekzaminimit të vendit ku u gjet e ndjera, Prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion, ndërsa të iniciohet rasti ‘Hetim i vdekjes’.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci