Të fundit

Arrestohen dy për shkak të armëmbajtjes pa leje

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për armëmbajtje pa leje në Gjilan.

Në rastin e parë gjatë kontrollit të një veture janë gjetur dhe konfiskuar pesëdhjetë (50) copë fishekë të kalibrit 9 mm., më pastaj gjatë intervistimit tek i dyshuari A.V. (viti i lindjes 2002, mashkull kosovar shqiptar), është gjetur se ai posedon edhe një armë pistoletë e llojit Zorki e kalibrit 9 mm. e cila po ashtu është konfiskuar.

Në rastin e dytë Policia e Kosovës, njësiti i hetimeve nga Stacioni Policor Gjilan gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit A.M. (viti i lindjes 1999, mashkull kosovar shqiptar) është gjetur dhe konfiskuar një armë automatike AK 47 dhe një karikator i zbrazët.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dy të dyshuarve të ngritët kallëzim penal për veprat penale ,,Mbajtja  në  pronësi, kontroll  ose  posedim  të paautorizuar  të  armës’’ dhe rasti do të procedohet në prokurorinë themelore.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci