Të fundit

Kush ndëshkon shkelësit e rregullores së Kuvendit?

Gjatë sesionit pranveror të Kuvendit të Kosovës, ligjvënësit kishin krijuar situate të pazakonshme herë pas here.Rrjedhimisht, kështu duke shkelur rregulloren e Kuvendit të Kosovës.

Gjuha jo parlamentare ka qenë ajo më e shpeshta.Mirëpo gjatë kësaj legjislature kishte ndodhur edhe situate që nuk i bën nder tempullit të demokracisë.

Pak para përfundimit të sesionit pranveror deputetë e ministra u grushtuan mes vete.

Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) tha se kishte shkelje sa i përket mbarëvajtjes dhe mbikëqyrjes së punës së Kuvendit.

“Kemi pasur shkelje sa i përket mbarëvajtjes së punës së Kuvendit. Ka pasur shkelje edhe sa i përket mbikëqyrjes së punës. Në anën tjetër kemi pasur përdorimin e fjalëve dhe gjuhës jo parlamentare, e cila ka nxitur edhe dhunë”, ka thënë Jakaj, për RTV Dukagjini.

Sipas tij, përgjegjësinë për ndëshkim në duar e kishte kryeparlamentari, por ai nuk e beri asnjëherë një gjë të tillë.

“Për rastet kur ka gjuhë jo parlamentare. Gjuhë fyese e cenim. Kur ka dhunë. Prej ndërprerjes së fjalës, vërejtjes, vërejtjes me paralajmërim për largim nga seanca dhe largimin nga seanca në rastin kur nuk respektohet urdhëri i kryesuesit të seancës. Këto masa asnjëherë nuk janë marr nga kryetari i Kuvendit”, ka shtuar Jakaj.

Rregullorja e re e Kuvendit është miratuar në korrik të vitit të kaluar e cila u ndryshua pas një dekade.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci