Të fundit

Largimi nga Torino – Vojvoda flet për të ardhmen

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Vojvoda, është shprehur i lumtur me kohën e tij te skuadra e Torinos, duke deklaruar se nuk e ka ndërmend të largohet.

Vojvoda shënoi gol në ndeshjen e Kupës së Italisë, ndërkaq në kampionatin Torino u ndal me barazim.

Përfaqësuesi kosovar është kërkuar nga skuadra e Fenerbahçes, por që për të e rëndësishme mbetet Torino.

“Cagliari zhvilloi një ndeshje të fortë sidomos në aspektin difensiv. Gjithsesi, krijuam rastet tona dhe mungoi vetëm goli. E dinim mirë rreshtimin e kundërshtarit, pritej që të qëndronin në mbrojtje dhe nuk mund të fitonim 5-0. Provuam edhe me goditjet nga distanca, por nuk na eci”.

“Unë ndjehem shumë mirë te Torino, jam i lumtur dhe nuk e mendoj fare afatin kalimtar. Me trajnerin Juric mësoj shumë dhe marrëdhënia jonë është gjithmonë e më e mirë”, u shpreh Vojvoda.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci