Të fundit

Mashtroi postierin, arrestohet gjilanasja pas 3 muajsh

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një vajzë me inicialet L.S., pasi e njëjta dyshohet se ka kryer veprën penale “Mashtrim”.

Siç bënë të ditur Policia të arrestuarën në polici e ka raportuar një punëtor i një poste, përcjell Paparaci.

Sipas njoftimit të Policisë ankuesi ka raportuar se më 18 shtator të këtij viti ka pasur të sjellë një dërgesë në Gjilan, në vlerë pre 2 mijë e 650 eurove tek personi i gjinisë femërore me inicialet M.H., që tashmë ka rezultuar emër i rrejshëm.

Policia bën te ditur se pasi e dyshuara ka pranuar porosinë i ka thënë postierit se po shkon për t’i marrë paratë dhe të ia sjellë atij, mirëpo ajo largohet në drejtim të panjohur dhe kësisoj mashtron postierin.

Arrestimi i saj është bërë gjatë ditës së sotme dhe e njëjta ka pranuar se ka mashtruar postierin.

“Pas një pune intensive të njësive hetimore të Policisë në këtë rajon sot me 09.12.2021 është arrit që e dyshuara me iniciale (L.S.) të identifikohet dhe arrestohet, e cila në prezencë të avokatit mbrojtës pranon se ka kryer veprën penale ‘Mashtrim’”, njofton Policia.

Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje për 48 orë./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci