Nga Emergjenca e Ferizajt është raportuar se ka ndërruar jetë një grua e cila sipas mjekut kishte pasur vdekje natyrale.
Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 në Ferizaj, njoftoi Policia.
Rasti është iniciuar si “hetim mbi vdekjen”, transmeton Paparaci.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.
