Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite.
Duket se këtë sezon veror Dafina Zeqiri ka ‘hequr dorë’ nga këngët ritmike dhe po publikon vetëm projekte që i dedikohen dashurisë.
Vetëm pak ditë nga publikimi i këngës së fundit me producentin Elgit Doda, që titullohet “Si mua je ti” dhe që është pëlqyer shumë nga publiku, papritur Dafina paralajmëroi projektin e ri muzikor me reperin e njohur Elinel.
Kënga e re titullohet “A mke dashtë” dhe duket se është një tjetër baladë dashurie, e cila tashmë është publikuar.
