Të fundit

Adriana Matoshi shfaqet në emision për herë të parë pas operacionit

Aktorja dhe njhëherish deputetja Adriana Matoshi disa ditë më parë njoftoi për rikthimin e tumorit në tru e pastaj edhe për operacionin që iu nënshtrua më pas.

Adriana Matoshi
Adriana Matoshi

Aktorja telefonoi në emisionin ‘Pa emër’ i cili transmetohet në radion “Klan Kosova FM”, ku tha se po mundohet të jetë sa më e fortë dhe të mos mendojë për sëmundjen.

“Unë për momentin kam pak kokë-dhimbje, sot e kam sfidu veten mos me pi hapa, mos me përdor kurrgja, se po du me tejkalu pa hapa, pa sen edhe po pushoj, e kom kalu atë stresin. Jam t’u mundu që veten me bo mirë, që s’kam kurrgjë, po çona kaniherë edhe po harroj çka kom”, ka thënë Matoshi.

Më tej, Adriana shtoi se nuk e kishte menduar që komentet e njerëzve do t’i kishin dhënë një forcë të jashtëzakonshme.

“Kurrë në jetë nuk ma ka marrë mendja se fjalët, komentet, njerëzit, telefonatat, mesazhet ma japin një forcë të jashtëzakonshme edhe kur kam shku ditën me i bërë analizat, atë ditë ishte një marsh i organizuar. Më dukej diçka shumë, s’di me ta përshkru ndjenjën”, tha ajo.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci