Të fundit

Michel: BE-ja duhet të pranojë anëtarë të rinj deri në vitin 2030

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, do të flasë më vonë gjatë ditës në Forumin Strategjik të Bled dhe do të theksojë se Bashkimi Evropian duhet të jetë gati të pranojë anëtarë të rinj deri në vitin 2030, raporton Financial Times (FT).

“Tani ne duhet të trajtojmë zgjerimin si një nga sfidat tona kryesore. Si për BE-në ashtu edhe për vendet e saj të ardhshme anëtare”, ka thënë Michel në një fjalim të cilën e ka publikuar FT, transmeton Paparaci.

Ai gjithashtu do të përmendë mënyrat se si BE mund të ndihmojë Ukrainën, e cila cilësohet si “kandidati më i varfër ndonjëherë”, për shkak të agresionit ushtarak rus.

Përveç Ukrainës, statusin e kandidatit kanë edhe Bosnje-Hercegovina dhe Moldavia.

Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Turqia dhe Serbia kanë bërë një hap më tej dhe kanë statusin e kandidatit në negociata, shkruan FT./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci