Të fundit

Rusia thotë se i rrëzoi dy dronë në jug të Moskës

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha mëngjesin e së hënës se i ka rrëzuar dy dronë mbi rajonin Tula, në jug të Moskës, por nuk specifikoi kohën apo lokacionin e saktë.

“Mjete ajrore pa pilotë u shkatërruan nga forcat tona të mbrojtjes ajrore mbi territorin e rajonit Tula”, tha Ministria ruse më 29 gusht.

Ajo nuk raportoi për viktima apo dëme.

Më herët, Ministria raportoi se i kishte shkatërruar dy dronë mbrëmjen e 28 gushtit mbi rajonin Belgorod, në kufi me Ukrainën. Nuk u raportua për viktima apo dëme.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Rusisë, RIA Novosti, raportoi se aeroportet e Moskës, Vnukovo dhe Domodedovo, i kanë kufizuar fluturimet mëngjesin e së martës.

Kryeqyteti dhe rajonet tjera ruse kanë qenë cak i sulmeve të njëpasnjëshme nga dronët ukrainas në javët e fundit, pasi Kievi u zotua në fillim të verës do t’i përgjigjet me luftë Rusisë./REL

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci