Të fundit

Shiten biletat për ndeshjen Kosovë-Zvicër

Tashmë janë shitur biletat për ndeshjen Kosovë – Zvicër, e vlefshme për kualifikimet e “Euro 2024”.

Federata e Futbollit e Kosovës i lëshoi të martën në shitje biletat për ndeshjen që Kosova e luan ndaj Zvicrës më 9 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Biletat për tribunat në veri dhe jug kushtuan nga 5 euro, për lindje 10 euro, perëndim 20 euro, kurse bileta VIP ishte 80 euro.

Megjithatë, në faqen zyrtare përmes të cilës janë shitur bileta, të martën pasdite nuk ka pasur bileta në dispozicion.

Ndërkohë, vetëm pak minuta pas njoftimit të FFK-së për daljen në shitje të biletat, faqja e internetit për shitjen e tyre ra nga sistemi.

Ndonëse faqja u hap pastaj, tashmë sipas saj, nuk ka bileta.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci