Një aksident ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit pranë rrethrrotullimit në Thumanë. Dy shtetase të huaja kanë shpëtuar mrekullisht në një aksident.
Ato po udhëtonin drejt Tiranës dhe për fat të keq kanë humbur kontrollin duke u përplasur me barrierën anësore dhe më pas kanë përfunduar jashtë rrugës.
Patrulla e policisë ka njoftuar autoambulancën dhe më pas dy turistet janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Dy shtetaset janë dëmtuar lehtë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë lagështia në rrugë dhe mungesa e ndriçimit.
