Të fundit

Hamiti ironizon me LVV-në: Krejt dhe drejt në kurs konfrontimi me ShBA-të dhe BE-në

Muhamet Hamiti, zyrtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka kritikuar udhëheqësit e Kosovës për raportin e tyre me aleatët ndërkombëtar.

Përmes një postimi në Facebook, Hamiti ka ironizuar me sloganin e Lëvizjes Vetëvendosje duke e cituar “#KREJTdheDREJT në kurs konfrontimi me SHBA-të dhe BE-në”.

Hamiti ka deklaruar se Kosova ndodhet në sanksione si pasojë e qeverisjes jo të mirë të Qeverisë Kurti dhe raportit të tyre me ndërkombëtarët.

“Kosova që drejtues në politikë të jashtme i ka sot presidenten Osmani, kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministrat Bislimi dhe Gërvalla-Schwarz. Për fajin e tyre – dhe këta flasin me një zë – Kosova është nën sanksione ndërkombëtare të atyre që protagonistët tanë arrogantë i quajnë ‘tigra prej letre’ dhe ‘naivë’. Merreni me mend, ‘tigër prej letre’ BE-ja, ‘naiv’ Sekretari Amerikan i Shtetit! Me këso gjuhe flasin pushtetarët tanë në emër të Kosovës”, thuhet fillimisht në postimin e Hamiti.

Ai ka shtuar se qytetarët mund t’i ndëshkojnë “të papërgjegjshmit” në zgjedhjet e radhës.

“Vuajtësit e sanksioneve, qytetarët e Republikës së Kosovës, e kanë mundësinë që në zgjedhjet nacionale të radhës t’i sanksionojnë drejtuesit e vet të papërgjegjshëm. Për të mirën e vet, sa më herët, aq më mirë”, përfundoi ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci