Deputeti i LVV-së, Dimal Basha, thotë se kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kryeveterani i UÇK-së, Faton Klinaku dhe nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, po e ndërtojnë klimën për arsyetimin e vrasjes së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Reagimi i Bashës vjen pasi të martën, Klinaku shkroi në Facebook se më përpara do ta vriste Kurtin, sesa që do ta lëshonte Kosovën. Ai për këtë u mor në pyetje nga Policia e Kosovës, teksa po hetohet rasti.
Megjithatë, Basha thotë se Haradinaj, Klinaku dhe Lushtaku po dërgojnë mesazh te psikopatët që “Kurti është tradhtar dhe vrasja e tij justifikohet në një situatë të caktuar, bile është akt patriotik”.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që ta përcjellin narrativen e tyre. Sipas tij, Haradinaj e përsërit çdo ditë se Kurti është “njeri i Serbisë.
“Faton Klinaku thotë që është në gjendje me vra Albin Kurtin, nëse rasisht i vie puna me lëshu Kosovën! Sami Lushtaku thotë edhe mendoj si Klinaku, ma mirë me vra Albinin se me lëshu Kosovën”, shkroi ai në Facebook.
“Pra çka po ndodh është se Fatoni me Saminë e Ramushin e plotë tjerë direkt nuk e vrasin Kryeministrin, por këta po ndërtojnë klimën për arsyetimin vrasjes së Kryeministrit, duke dërgu mesazh tek psikopatët se, ‘Albin është tradhtar dhe vrasja e tij justifikohet në një situatë të caktuar, bile është akt patriotik”.
“Dhe kjo dëshmohet brenda ditës, ku na del një psikopat Nuredin Gashi që inspirohet nga fatonat, lushtakët e ramushat dhe shkruan se, “çdo njëri i cili bën të këqija siç bën Albin Kurti… duhet të vritet patjetër sepse ajo është tradhti ndaj atdheut””.
“Pra këta njerëz po krijojnë situtatë për plotë Nuredina! Mendoni edhe plotë psikopat tjerë që mendojnë me lëshu Kosovën dhe janë përkahës të Ramushit apo Sami Lushtakut. Pra i kanë model këta indidvid. Ata binden që Albini është tradhëtar dhe gjithashtu binden se më mirë êshtë me vra se me lëshu Kosovën, dhe në momentin që vendosin me lëshu Kosovën, atyre iu arsyetohet me vra Kryeministrin. Si mos ta vrasin kur në kokën e tyre njerëzit që kêta i çmojnë dhe i kanë idol, po thonë se e kishin kryer t’njejtin veprim sikur t’ishin në vendin e tyre”, shtoi ai.
“Tash a mban përgjegjësi direkte Klinaku, Ramushi e Lushtaku? Ata thonë, ‘jo more ne kemi thanë se nuk e vrasim sepse kurrë se lëshojmë Kosovën.’ Por pyetja është, a e kanë arsyetu vrasjen e Kryeministrit për dikë që don me lëshu Kosovën?’ Absolutisht po, dhe bile e shohin si “akt patriotik” sepse Ramushi iu ka thënë se ‘Albini është njeri i Serbisë.’
Jam i bindur që krejt kjo çka po ndodh nuk është e rastësishme! Pse kish me pyet dikush?”. shtoi Basha.
“Sepse për bindjen time Albini është pengesa më e madhe që iu ka dal përpara sepse ua ka ndal taxhinë, dhe meqenëse vet nuk po arrijnë ta eliminojnë politikisht, po nxisin klimë urrejtje e dhune me shpresë që del ndonjë psikopat e ua eliminon Albinin fizikisht”.
