Të fundit

Grabitja e bankës në sheshin e Prishtinës, policia jep detaje

Një person është arrestuar dhe një tjetër është në arrati për grabitjen e filialit të Bankës Kombëtare Tregtare (BKT) në sheshin “Nëna Tereza” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti tha se grabitja ka ndodhur rreth orës 13:00.

“Sot nga zyrtarët policor, është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është i përfshirë në një rast të grabitjes, që ka ndodhë sot rreth orës 13:00, në filialin e një banke në sheshin Nëna Terezë në Prishtinë”.

“Personi i dyshuar, N.D, mashkull, është arrestuar menjëherë pas raportimit të rastit, pak metra larg nga vendi i ngjarjes. Lidhur me këtë rast policia është në kërkim të personit të dytë të dyshuar, i cili aktualisht ndodhet në arrati”, ka thënë Ahmeti.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci