Të fundit

Ish-drejtori i DASh: Kosova ofron mundësi të jashtëzakonshme për ndërmarrësi

Jonathan Moore, ish-drejtor në Departamentin amerikan të Shtetit, ka folur në emisionin Rubikon mbi perspektivën ekonomike të Kosovës.

Moore tha se Kosova ka potencial të madh për zhvillimin e ndërmarrësisë.

“Kosova ka persona inteligjentë që prodhojnë, ka shumë kompani, ka ndërmarrësi të jashtëzakonshme këtu, e kam parë që nga kalimi i kufirit me Shqipërinë, në Prizren, pastaj në Pejë, dallimi me herën e parë kur e kam vizituar Kosovën natyrisht në rrethana krejtësisht të tjera në vitin 1991, pra një mundësi e jashtëzakonshme për ndërmarrësi, për pronarët e bizneseve të vogla që të hapin, krijojnë, zhvillojnë produkte, të gjejnë tregje për këto produkte, pra është një zhvillim pozitiv natyrisht do të doja ta shihja shumë më shumë” tha Moore në klan kosova.

I pyetur mbi relacionet aktuale të Kosovës me SHBA-të, Moore tha se Kosova duhet të gjejë mënyra për të demonstruar energjinë e saj pozitive. “Do të thoja që vendet që janë burime të tregimeve pozitive tërheqin vëmendje pozitive, pra në baza kombëtare dhe me partnerët ndërkombëtar. Do të ishte mirë që Kosova të gjente më shumë mënyra për të demonstruar energjinë e saj pozitive, zhvillimin si vend që është i pavarur për një kohë relativisht të shkurtër” tha Moore.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci