Të fundit

Challandes: “Individualisht Kosova është e fortë. Kolektivisht…”

Tekniku zviceran e ka drejtuar kombëtaren e Kosovës nga viti 2018 deri në vitin 2021. Ai flet për aventurën e tij te Kosova para ndeshjes kundër Zvicrës të shtunën në mbrëmje.

Sikur gjërat të kishin shkuar ndryshe, sikur të kishte pasur pak më shumë sukses, Bernard Challandes mund të ishte ende në stolin e kombëtares së Kosovës, gati për të përgatitur një ‘truk të pistë’ të shtunën në mbrëmje kundër Zvicrës në kualifikueset e Euro 2024.

Por zvicerani nga Nojshateli, i emëruar në krye të përzgjedhjes kosovare më 2018, u shkarkua në vitin 2021 për mungesë rezultatesh në kualifikimet për Kupën e Botës 2022.

Faleminderit, është kjo fjalë kurioze që zbut një vendim për shkarkim. Por kush thotë kështu, për gjithçka që Challandes bëri në Kosovë, e thotë këtë fjalë në kuptimin e saj të plotë, të drejtpërdrejtë, më shumë sesa në kuptimin figurativ.

Madje, pikërisht kjo ishte lëvdata e Agim Ademit, presidentit të federatës së Kosovës: “Të gjithë do ta kujtojnë jo vetëm si trajner, por si njeri të madh, do të kemi përgjithmonë respekt të pamasë sepse ai është pjesë e historisë sonë”.

Me Challandes, Kosova u rrit sportivisht. Para përballjes së Kosovës ndaj Zvicrës, ai ka folur për mediumin zviceran Matin.ch. “Ka kohë që s’jam kthyer në Kosovë”, thotë ai. Syri i teknikut, megjithatë është gjithmonë te Kosova.

“Kur shikojmë listën e lojtarëve që e përbëjnë atë [kombëtare të Kosovë], shohim një përvojë të madhe. Individualisht, potencialisht, Kosova është e fortë. Kolektivisht, ndoshta kjo është një pyetje tjetër, nuk e di.”

Situata aktuale te Kosova sheh ardhjen e një trajneri të ri në korrik. Fjala është për Primozh Glihan.

“Po, ka pasur këtë ndryshim trajneri”, vazhdon Challandes. “Ky ndryshim kërkon rindërtimin e diçkaje, por s’ka pasur shumë kohë për të punuar në këtë ndërtim. Nuk është kurrë e lehtë në këto kushte.”

Për pjesën tjetër, në program është Kosova – Zvicra.

“Nuk do të ketë asnjë problem,” siguron Challandes. “Kosovarët i janë shumë mirënjohës Zvicrës për rolin që ka luajtur vendi ynë në njohjen e tyre ndërkombëtare, për gjithë ndihmën e dhënë nga Zvicra. Nuk do të ketë rivalitet të keq, as ndaj Xhakës apo Shaqirit për shembull, që mund të kishin zgjedhur Kosovën. Dhe pastaj është vetëm futboll, apo jo?”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci