Të fundit

Vetëvritet një 29 vjeçar në Ferizaj

Një 299 vjeçar dyshohet se ka kryer vetëvrasje në qytetin e Ferizajt.

Lajmin për Paparacin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Ferizaj, Kanun Veseli, i cili është shprehur se informatën për rastin e kanë pranuar rreth orës 13:00.

“Ju njoftojme se rreth 13:00 kemi pranuar një informacion se në rrugën “Emin Duraku” në Ferizaj në një objekt banesor në ndërtim e sipër , një person ,mashkull i moshës rreth 29 vjeçar, dyshohet se ka bërë vetvrasje”, ka thënë Veseli.

Tutje, ai tha se mjekët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes dhe se ekipe të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin.

“Ekipe të policisë rajonale kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin”, ka shtuar ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci