Të fundit

Instituti “Musine Kokalari” publikon raportin e fundit

Instituti për Politika Sociale, “Musine Kokalari” ka publikuar raportin: Mbështetja për punësimin e grave dhe të rinjëve midis pqartësisë së shumës së paguar dhe efektit që do të arrihet

Të gjeturat e raportit tregojnë për paqartësinë e shumës së subvencionimit nga masat ekonomike për punësimin e grave dhe të rinjëve, pasi që njoftimet nga Ministri i Financave, z. Hekuran Murati në rrjetet e tij sociale japin një shumë më të vogël, krahasuar me llogaritjet nga masat e Pakos për Ringjallje Ekonomike.

Këto janë të gjeturat e raportit të fundit tonë si Institut për Politika Sociale Musine Kokalari:

Sipas masave të Pakos për Ringjallje Ekonomike e cila është miratuar në qershor të vitit 2021, konkretisht masa 1.3, për të cilën janë ndarë 5 milionë euro do të rezultonte me rreth 11 mijë gra të punësuara, në rastin kur subvencioni i paguar arrin shumën maksimale të lejuar me masën.

Atëherë kur shuma e subvencionit është më e vogël numri i përfitueseve do të jetë më i madh. Në anën tjetër, të dhënat japin një shifër po aq të ulët të përfitimit të të rinjve nga masa 1.4 me vetëm 4.902 përfitues, nëse shuma e paguar a subvencionit shkon në kufirin e epërm të masës.

Ndërkaq, të dhënat nga Agjencia e Statistikave të Kosovës vazhdojnë të japin një shkallë të ulët të aktivitetit të grave dhe të rinjve në tregun e punës dhe gjithashtu një shkallë të lartë të papunësisë. Rrjedhimisht këto të dhëna bëjnë që pjesa më e madhe e tyre të mos mund të përfitojnë nga masat e Qeverisë.

Sidoqoftë, e paqartë mbetet shuma e subvencionimit nga këto masa pasi që njoftimet nga Ministri i Financave, z.Hekuran Murati në rrjetet e tij sociale japin një shumë më të vogël, krahasuar me llogaritjet nga masat e Pakos për Ringjallje Ekonomike.

Masat e tilla dhe zbatimi i tyre kanë potencial të madh të shërbejnë si katalizator punësimi për këto dy kategori dhe kështu shpiejnë në një shpenzim më të drejtë të parasë publike. Andaj, ftojmë Qeverinë e Republikës së Kosovës që të jetë më transparente në këtë drejtim.

Raportin e plotë ‘Mbështetja për Punësimin e Grave dhe të Rinjve: Mes paqartësisë së shumës së paguar dhe efektit që do të arrihet’ mund ta lexoni në vegëzën më poshtë.

Ky raport është përkrahur nga Olof Palme International Center.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci