Të fundit

Suedia shqyrton dërgimin e aeroplanëve luftarakë në Ukrainë

Qeveria suedeze po e shqyrton mundësinë e dhurimit të aeroplanëve luftarakë Gripen për Ukrainën, për t’i ndihmuar Kievit që të luftojë trupat ruse, raportoi radioja publike suedeze (SR).

Qeveria dëshiron të dijë, në mes tjerash, se si do të ndikonte dorëzimi i këtyre aeroplanëve në kapacitetet mbrojtëse të Suedisë dhe sa shpejt mundet Suedia të posedojë aeroplanë Gripen të rinj, raportoi SR.

Ekzekutivi suedez ka të ngjarë që zyrtarisht të pyesë forcat e armatosura të enjten që zyrtarisht ta shqyrtojë këtë çështje, tha SR, duke cituar burime anonime.

Ministria e Mbrojtjes së Suedisë nuk ka komentuar menjëherë këto raportime.

Holanda dhe Danimarka po shtyjnë përpara procesin e furnizimit të Ukrainës me aeroplanë luftarakë F-16 të prodhimit amerikan, në mënyrë që Kievi t’i kundërvihet superioritetit ajror të Rusisë.

Sipas SR-së, Ukraina shpreson të pranojë një divizion të aeroplanëve Gripen, që janë të prodhuar nga kompania suedeze Saab, apo 16-18 avionë.

Suedia këtë vit tha se synon që të mundësojë që pilotët ukrainas të testojnë aeroplaonët Gripen, por Qeveria tha po ashtu se ka nevojë për të gjithë aeroplanët që ka për të mbrojtur territorin suedez.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci